Një histori rrëqethëse raportohet nga Italia, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit. Një familje me katër anëtarë, nga veriu i Italisë, që nuk kishin asnjë problem të rëndë shëndetësor, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike nga koronavirusi brenda një jave.

I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertucci, i cili ishte në moshën 86 vjeç, të premten (27 mars).

Vdekja e tij u pasua me shpejtësi të dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio. Të dy thuhet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë, raporton the Sun

Gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq sot në mëngjes.

Sipas mediave lokale, familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Babai dhe dy djemtë e tij punonin si artizanë të përpunimit të hekurit.