Vajzat binjake që ishin raportuar të zhdukura pas zjarrit apokaliptik grek në Mati, u gjetën të vdekura së bashku me gjyshërit e tyre të premten në mbrëmje.

Lajmi u konfirmua nga një mik i familjes me një postim në mediat sociale, shkruan Greek Reporter.

“Epilogu i shkruar. Të katër u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t'i ndajë ata” shkruhet në postimin në Facebook.

Të katër trupat u gjetën të shkrumbuar në një skenë të tmerrshme.

Të dy vajzat u zhdukën të hënën, natën kur zjarri i tmerrshëm përfshiu Mati-n dhe pjesë të Rafinës në Lindje të Attikës.