Çifti i të rinjve, Almir Cara dhe Stela Steneci, të fejuar, janë dy prej 34 viktimave të deritanishëm nga tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Vajza ishte nga Korça, por e fejuar me Almir Carën dhe natën e tërmetit kishte shkuar pranë tij në Thumanë.

Mësohet gjithashtu se vajza kishte pësuar një tragjedi familjare dy vite më parë, teksa kishte humbur të atin e saj.

Ajo jetonte vetëm me të ëmën dhe vëllanë, ndërsa ditën e tërmetit ka qenë tek i fejuari, çka rezultoi fatale për të dy.