Ngjarja e rëndë që ndodhi të martën në Fier tronditi opinionin publik.

Vjehrri Xhevair Hoxha vrau nusen e djalit Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvar duke i dhënë fund edhe jetës së tij.

Ai nuk e pranonte pasi Merushja kishte 3 fëmijë nga martesa e parë.

Gazetarja Klodiana Lala tregoi më shumë rreth rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

Lala tha se kanë patur një debat paraprak dhe ka dyshime se autori i vetëvarur e ka rrahur partneren e djalit, e cila kishte një muaj që kishte mbërritur në shtëpinë e partnerit të saj.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka patur një debat, e ka dhunuar partneren e djalit, skandalozja dhe e tmerrshmja në këtë histori është që askush rreth e rrotull edhe pse i kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës së re, nënës së tre fëmijëve nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

Në shtëpi kishin një muaj që jetonin bashkë, por një vit që njiheshin e frekuentoheshin me njëri-tjetrin. Por gjatë gjithë kësaj kohe autori i dyshuar që u vetëvar, nuk e ka pranuar”, tha Lala.

Sipas të dhënave nga fqinjët një nga arsyet e mospranimit nga vjehrri dhe i gjithë fshati pretendohet të jetë fakti që vajza mirëmbante veten, mbante thonj të gjatë, kujdesej për veten, lyhej me buzëkuq… duke çuar kështu në fakte tronditëse.

Lala thekson se në Shqipëri ende nuk pranohet si normalitet një marrëdhënie mes dy personave.

Në Shqipëri Fevzi nuk pranohet si një normalitet një marrëdhënie mes dy personave. Ajo ishte në proces divorci, kishte lënë tre fëmijë të cilët i kishte lënë me ish-bashkëshortin edhe pse nuk ishte finalizuar divorci.

Nuk di arsyet pse janë ndarë, por cilatdo qofshin arsyet, ajo ishte një grua e lirë dhe mund të kishte një marrëdhënie normale.

Problem është se i gjithë fshati ishte kundër një vajze 30-vjeçare sepse mendonin se nuk ishte si të gjithë vajzat e tjera rreth e rrotull”, tha Lala.