DURRËS, 5 tetor 2014–  E diela në kalendar shënon ditë pushimi. Ajo  pozicionohet midis së shtunës dhe të hënës. E diela pushim nuk ka origjinë kristiane, por pagane. Më 7 mars 321, perandori Konstandini (i cili atëherë ishte një ndjekës i Sol Invictus), vendosi që ditën e parë të javës (ditën e Diellit, dies Solis) njerëzit t’ia kushtonin pushimit. Në Evropë dhe në Amerikën Latine konsiderohet dita e fundit e javës; kurse në Britani, në Shtetet e Bashkuara, në vendet anglo-saksone, në Japoni, në Brazil dhe Portugali konsiderohet e para.

Para ardhjes së Krishtërimit, kjo ditë përputhej me dies Solis vdes, dmth, "ditë e Diellit" në nder të hyjnisë së Sol Invictus (Diell i pamposhtur). Edhe sot e gjithë ditën, kjo trajtë është ruajtur në gjuhët gjermanike, si në gjuhën angleze Sunday, ose në gjuhën gjermane Sonntag. Në gjuhën shqipe, dita e diel është emër i kuptimshëm, e diel ose dita e diellit. Ilirët e lashtë adhuronin kultin e Diellit. Në trojet tona ekzistojnë gurë në të cilët është vizatuar simboli i tij. Ky fakt dokumenton vjetërsinë e kësaj fjale në gjuhën tonë.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/