Prej disa javësh, e diela është ditë pushimi total në të gjithë Shqipërinë për shkak të pandemisë.
Në Durrësin e ngrohur sot nga moti, panorama është krejtësisht e qetë në këtë ditë që ka përkuar edhe me festën e Pashkëve.
Asgjë nuk është e hapur dhe njerëzit e kanë katergorikisht të ndaluar të dalin në rrugë që prej mesditës së të shtunës që lamë pas deri nesër në orën 5:00 të mëngjesit.
“DurrësLajm” sjell pamje nga zona e shëtitores Taulantia dhe Plazhit, zona mjaft të preferuara për qytetarët, të cilat në një ditë të shënuar si kjo që përkon edhe me ditën e fundit të javës do të gumëzhinte nga zërat e njerëzve që do të festonin Pashkët apo do të konsumonin një drekë pranë bregdetit.
Por sot mbizotëron vetëm qetësia dhe zbrazëtia dhe në rrugë janë vetëm forcat policore për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.





