5korrik 2015 – Policia rrugore gjeti një zgjidhje për të mos ngecur trafiku në zonën e Plazhit. Pasditen e sotme u vendos të bllokohej hyrja e automjeteve nga superstrada e jugut drejt rrugës Plepa – Ura e Dajlanit. Në të njëjtën kohë këto automjete u drejtuan në mbikalimin e Plepave drejt Shkozetit, e më pas Durrësit dhe Tiranës.

Kjo masë paraprake lehtësoi qarkullimin e automjeteve të tjera nga rruga dytësore Mali i Robit – Golem – Plepa, për të vijuar më pas në rrugën e plazhit Plepa–Ura e Dajlanit. E diela shënon rekord automjetesh në autostradë, nga pushuesit që zgjedhin Durrësin apo jugun për plazh.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”