Pas një jave të ngjeshur dhe me zhvillime të papritura e të rëndësishme në politikë, kryeministri Edi Rama të dielën ia ka kushtuar familjes.

Paraditen e djeshme ai ka qenë në Teatrin e Kukullave me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël, Zahon.

Familja Rama është fotografuar në portën e teatrit me biletat në duar teksa shkoi që të shohë “Delen e detit”, për të kënaqur vogëlushin e tyre.