Sipas MeteoAlb, orët e paradites paraqiten me vranësira dhe shira në të gjithë vendin ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në ekstremin jugor duke lënë me vranësira dhe shira disi më të dobëta pjesën tjetër të territorit. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes por rënie do të ketë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.