Kjo është panorama që ofron paraditen e sotme bregdeti i Currilave në Durrës.

Shumë adhurues të detit kanë preferuar ta kalojnë pranë tij këtë ditë pushimi. Nsur edhe nga moti shumë i ngrohtë, të shumtë janë ata që kanë shijuar banjot e diellit, e madje edhe larjen në det.

Për të tjerë, disa orë të kaluara buzë detit nën shoqërinë e një libri apo kallamit të peshkimit janë një tjetër formë e bukur për të kaluar këtë ditë pushimi.

I bekuar me bregdetin e bukur dhe motin e mirë, që e karakterizon në pjesën më të madhe të vitit, Durrësi mbetet një destinacion perfekt për të kaluar një ditë pushimi në natyrë.