Sipas parashikimit të Meteoalb kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites por dita e diel do të ketë shtim të vranësirave gjatë mbrëmjes duke sjellë shira të dobët në zonat veriore.
Po ashtu, filimi i javës tjetër vijon me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten gradualisht duke kulmuar ditën e shtunë deri në 37°C. Ndërsa, java tjetër sjell rënie të lehtë të tyre.





