Ashtu si fundjavën e kaluar, sot do të jetë shijojnw liridaljen pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç.

Pensionistët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit me fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.

Asnjë biznes nuk është i hapur ditën e sotme, duke patur një mbyllje totale, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera.

Siç është njoftuar nga kryeministri Rama, duke filluar nga nesër do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.