Shqipëria dhe Republika Çeke do të masin forcat në mbrëmjen e 12 tetorit në “Air Albania”. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për objektivin e të dyja skuadrave. Trajneri i Çekisë ka folur për mediat në lidhje me këtë sfidë vendimtare. Silhavi është i vetëdijshëm për atmosferën e zjarrtë që e pret në Tiranë, por pavarësisht se sa do i duhet të vuajë, ai kërkon tre pikët ndaj kuqezinjve.

“Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën atje 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Lojtarët elastikë duhet të vijnë atje. Shkojmë duke e ditur se do të dhembë dhe shkojmë atje për fitore. Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi”, ka thënë Jaroslav Silavi.