Emma dhe Ben vazhdojnë të jenë emrat më të njohur në Gjermani sipas statistikave të hartuara nga kërkuesi amator, Knud Bielefeld, i cili ka vlerësuar më shumë se 206 000 regjistrime të lindjeve nga i gjithë ky shtet.
"Ben është kryesues për djemtë për të tetën vit radhazi", tha ai për DPA. "Në rastin e emrave të vajzave, emri më i njohur në vitin 2018, është Emma."
Mia, Hanna, Emilia, Sofia, Lina, Anna, Mila, Lea dhe Ella kryesojnë listen e 10 emrave të vajzave për 2018, ndërsa listën e djemve për vitin 2018 e kryesojnë emrat Paul, Leon, Finn, Elijah, Jonas, Luis, Noah, Felix dhe Lucas.
Bielefeld bazon analizën e tij në 610 burime të ndryshme në 480 qytete në mbarë vendin, kryesisht spitale të lindjes, por edhe nga regjistri i lindjeve.





