Pas përfundimit të sezonit të emisionit "Dua të të bëj të lumtur", moderatorja Arbana Osmani është "arratisur" jashtë kufijve dhe ka nisur pushimet  verore.

Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja ndan me ndjekësit momente nga ditët e saj të relaksit dhe duket mjaft e lumtur. Së fundmi ajo ka "zbuluar" edhe ilaçin që shëron dhimbjet.

"Një buzëqeshje e mirë shëron shumë dhimbje", shkruan Arbana. Kohët e fundit ajo është komentuar gjatë në media për shkak të divorcit nga partneri i saj pas 17 vitesh si dhe lidhjes së re me regjisorin Eduart Grishaj.