A e keni menduar ndonjëherë për çfarë arsye e keni një xhep të vogël në pantallonat tuaja kur nuk e përdorni?!

Sigurisht, ai është shumë i vogël për të vendosur para dhe është bërë përpara se të krijoheshin telefonat celularë.

Në fakt, ai është një xhep që përdoret për të vendosur orën ose monedha. Levi Strauss, brendi ikonik i amerikan i xhinseve i ka bërë këto xhepa për ‘kaubojt’, që ata të kenë ku të vendosin orën e xhepit.