A keni dëgjuar për teshtimën solare? Quhet Sindroma Achoo.

Diku mes 18 dhe 35% e popullatës e kanë këtë refleks, i cili është një qark gjenetik, për të qenë më të saktë, transmeton lajmi.net

Është në ADN-në tonë, për shumë e shumë kohë dhe rasti i parë për këtë është regjistruar nga filozofi Aristotel. Në “Libri i problemeve” ai ka shkruar “përse dielli ju bën të teshtitni dhe nuk ju bën zjarri?”

Përse ndodh?

Si shumë gjëra të tjera që i bën trupi ynë, e që askush nuk e di përse ndodhin, ashtu është edhe për teshtimën, megjithatë janë disa supozime.

Teoria më e popullarizuar është se nervi trigeminal është përgjegjës për teshtimën tuaj, kur hunda juaj është e irrituar.

Nervi optik është përgjegjës kur ecni jashtë nën diell.

Këto nerva janë shumë afër njëri tjetrit dhe është e mundur që teshtitja solare vjen aksidentalisht: truri juaj mund të gabojë sinjalin e nervit optik me të cilin pranoni dritën dhe nxehtësinë e diellit, në këtë rast nervi trigeminal thotë se diçka është duke e irrituar hundën tuaj. /Lajmi.net/