Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 36 milionë Euro për festat e fundvitit.
Kjo shifër u bë e ditur pas publikimit të një investigimi nga kompania e hulumtimeve dhe konsulencës biznesore “UBO Consulting”, raporton Klan Kosova.
Sipas këtij studimi, 71% e parave përdoren për ushqim dhe pije. Ndërkohë që në Kosovë festat e fundvitit i festojnë 82% e familjeve dhe secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 euro.