Stili dhe shija janë diçka me të cilën lind dhe këtë gjë na e demonstron më së miri Elisa, një 18-vjeçare jo e zakonshme.

Emri i saj i plotë është Elisa Julia Jonay dhe ndoshta për syrin e shqiptarëve ajo është një imazh i panjohur, por për 7000 e ca ndjekësit e saj Elisa është një vajzë jo dhe aq e zakonshme. Me siguri emri nuk ju thotë asgjë, por nëse e shihni me vëmendje do kuptoni ngjashmërinë me një personazh të njohur të showbiz-it shqiptar. Elisa është vajza e pare dhe e vetme e ish-miss Durrësit dhe këngëtares shqiptare Ermiona Lekbello, nga lidhja me ish-partnerin. Si dy pika uji jo vetëm në imazh, pasi Elisa ka trashëguar nga e ëma edhe elegance që duket qartazi të jetë gjenetike.

Vetë Ermiona nuk lë rast pa përmendur vajzën e saj adoleshente në rrjetet sociale si një mënyrë për të shprehur mallin duke qenë se e ndan jetën midis Italisë dhe Amerikës për shkak të punës së saj si manaxhere marketingu. 37 vjeçarja në një intervistëtë para disa kohëve në emisionin “Zonë e Lirë”, ka treguar lidhjen që ka me ata që ajo i quan “familje e dytë”. Bëhet fjalë për familjen e nunëve të Elisës të cilët zotërojnë gjithashtu kompaninë ku punon Ermiona. Ata gjithashtu kujdesen për 18-vjeçaren, studente e gjuhëve të huaja në një kolegj Italian. Pavarësisht postimeve të shumta në rrjete sociale me të bijën, Ermiona është kujdesur ta mbajë atë larg medias shqiptare. Megjithatë derisa Ermiona të vendosë ta bëjë atë të njohur, ne ju tregojmë  disa pamje nga Instagrami i Elisës.

/anabel/