Moderatorja Hygerta Sako është kthyer pas në kohë, në vitin 2006, kur u martua me ish-bashkëshortin, Artur Aligjoni.
Në një postim në InstaStory, Sako pyeste ndjekësit se çfarë dëshironin që të shihnin në profilin e saj dhe një fans/e i ka kërkuar një foto me fustanin e bardhë.
Me flokë të kuqe dhe me onde, ish-missi ngjan mjaft e qeshur dhe simpatike. Ajo u divorcua në vitin 2012 nga Aligjoni me të cilin ka një vajzë, Anën që jeton me moderatoren.





