Një burrë ka shkaktuar në internet një zemërim të madh, pasi ka postuar një status, në të cilin i kërkon gruas dhe dashnores që të mësojnë të jetojnë së bashku për hir të lumturisë së tij.

Lonnie Turner nga Teksasi shprehet se i do të dyja gratë, pasi lodhet shumë dhe për këtë arsye i meriton ato.

Ajo që bie në sy teksa shikon profilin e tij është fakti se Lonnie paraqitet pranë makinave të shtrenjta dhe në restorante. Biznesmeni ka postuar në internet foton e gruas dhe të dashnores duke u bërë thirrje atyre që për të mirën e përbashkët të mësojnë të jetojnë me njëra-tjetrën.

“Unë punoj jashtëzakonisht shumë dhe mendoj se meritoj gjithçka që zemra ime dëshiron”, duke shtuar se nuk dëshiron të hajë një ëmbëlsirë, por shumë të tilla.