Sot në mbrëmje do të shfaqet intervista e kryeministrit Edi Rama për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.
Lajmin e ka bërë vetë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh që përzieu në të njëjtin kazan prodhimi i sherrit politik italian mbi pamjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me dritën e eksportimit të kanaleve të ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranas, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve”.
Kreu i qeverisë shton se drejtori i programit “Raport” iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij publike, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3.
“Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”-shton Rama.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
E dua Giorgion, por më shumë dua të vërtetën
Sonte 20:00
“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politik italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.
Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.
Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë
*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”