21 prill 2014 – Fjolla Morina e dashuron shumë kolegen e saj, Ronela Hajatin. Veçse këtë dashuri ajo e shpreh në mënyrë të çuditshme, ose më mirë me shprehje të çuditshme. “I love this bitch” (E dua këtë bushtër), shkruan Fjolla në Facebook duke iu referuar Hajatit.

Fjala bitch, për habi, shpesh përdoret në aspektin përkëdhelor nga vajzat!

Kujtojmë se pak ditë më parë, me rastin e ditëlindjes së saj, Fjolla shkroi në Facebook: "Bushtër mos ma prish atmosferën". Nëse e kishte për Hajatin ose ndonjë tjetër kjo mbetet të mësohet…