Një pjesë e mbështetësve të opozitës po marshojnë në këmbë drejt sheshit “Skënderbej” për t’iu bashkuar më pas protestës para kryeministrisë.

Në këmbë janë nisur gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re të cilët dallohen nga jelekët e tyre portokalli.

Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do t’iu hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rreth 1500 forca policie do të marrin pjesë në protestë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.