Është arrestuar nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit e dashura e Safet Bajrit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Ibrahim Licit në Gusht të 2018 në Shkodër.

Shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas arrestimit të partnerit të saj Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.

Mësohet se Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

E dashura e Bajrti  aktualisht ndodhet në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit.