Një 28-vjeçar është vrarë pas mesnate në Tiranë. Mësohet se Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. 28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class dhe në momentin kur u qëllua sapo hipte në makinë.

I riu u ekzekutua me armë me silenciator.

28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda më pas Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi. Ai dha dorëheqjen në 2020 për të punuar në sektorin privat