Pilot Rroli është biznesmeni 55-vjeçar që ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Sanxhak, Kurbin.

Në njoftimn e policisë bëhet me dije se 55-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij dhe është ekzekutuar në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.