Liverpuli ka arritur të arkëtojë 4.3 mln paund ose 5 mln euro nga klauzola e transferimit prej 142 mln paund të Felipe Kutinjos te Barcelona. Sulmuesi brazilian bëri një paraqitje të dobët në “Anfield” kur të kuqtë shkërmoqën katalanasit me rezultatin e thellë 4-0.
Sipas disa burimeve, arritja e Barcelonës në gjysmëfinalen do të lejonte Liverpulin të merrte shumën e rënë dakord në kontratën shkruar në janar të 2018-ës.
Sidoqoftë, “ECHO” shkruan se 5 milionë euro do t’i kalojnë Liverpulit nëse skuadra e Valverdes do të arrinte të shkonte në gjysmëfinale (të cilën e bëri) me Barcelonën që, edhe pse u eliminua në këtë fazë të Champions, duhet t’i paguajë Liverpulit shifrën.
26-vjeçari ka shënuar 21 gola në 74 ndeshjet e luajtura me katalanasit, të cilët mund ta shesin lojtarin në fund të sezonit pasi janë të pakënaqur nga paraqitja e tij. Kutinjo është shumë larg formës së tij të mirë nga koha kur luante për skuadrën e angleze, e cila e bleu atë nga ekipi i Interit.





