27 nëntor 2014 – E kanë kritikuar shumë për hir të zhveshjes e më pas mediat u morën me familjen e saj, ku e kishin kritikuar Bleonën. Por duket se çdo gjë është hedhur poshtë, pasi e ëma e Bleona Qeretit thotë se ndihet krenare për të. “Unë jam mamaja e Bleona Qeretit. Jo që nuk ndjehem e turpëruar, por përkundrazi ndjehem e entuziazmuar dhe krenare kur Bleona vlerësohet me superlativa nga media prestigjioze. Jam e prekur nga media që shpërndajnë dizinformacion”, është shprehur më tej ajo. Si një kundërpërgjigje ndaj ofendimeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Bleona ka thënë:
“Jam mirënjohëse që jetoj në një vend ku asgjë nuk është e pamundur dhe që kam shansin t’i bëj ëndrrat e mia realitet”.





