Një sipërmarrëse 45-vjeçare italiane ishte larguar nga shtëpia, për t’ia mbathur me të dashurin e saj 34-vjeçar nga Kenia.
Ngjarja ka ndodhur në Riccione, Itali, por historia nuk përfundon këtu.
Dy djemtë e gruas, 23 dhe 16 vjeç, të ndihmuar edhe nga një punëtor i ndërmarrjes, kanë tentuar ta marrin peng 45-vjeçaren, për ta rikthyer tek bashkëshorti dhe shtëpia e saj.
Karabinierët italianë kanë mbërritur kur i dashuri i gruas ishte kapur pas makinës ku 45-vjeçarja ishte future me forcë nga dy fëmijët e saj.
Dy vëllezërit dhe punëtori i tyre janë arrestuar në flagrancë për “Pengmarrje”, ndërkohë që nuk dihet nëse gruaja do të rikthehet pranë familjes së saj, apo do të vazhdojë me dashnorin, për të cilin mediat italiane raportojnë se ka harxhuar shumë para.





