Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.

Bëhet fjalë për Mimoza Pajën, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja. Ndërsa të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fation Muratit, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fation Murati është një emër i njohur për autoritetet policore, i artikuluar për lidhje me disa personazhe të njohur të botës së krimit.

Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se:

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam ????????????????????”.

Ndërsa vajza e mitur që u lëndua nga xhamat, ishte mbesa e viktimës

Si autorët ashtu sikurse edhe motivet e kësaj këtij atentati mbeten momentalisht të panjohura. Forca të shumta policie zbarkuan në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për zbardhjen e saj.