Vendi ynë këtë të enjte do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të  shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.