Në kuadër të operacionit të koduar "Mashtrimi", policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë rekrutuar nëpërmjet fejesës një 29-vjeçare, që më pas përfundoi prostitutë në Itali. Në pranga u vunë shtetasit Flamur Dodoveci 62 vjeç dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç, të dy nga Berati.
Këta shtetas në bashkupunim me njëri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29-vjeçare.
Në shtetin Italian 29-vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim".





