Ditët e fundit në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se kantautori i njohur Redon Makashi i kishte dhënë fund beqarisë. Shkak për këtë u bë një foto e këngëtarit në krah të koreografes Rexhina Çuko.
Kjo e fundit postoi një video teksa shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi. Ndërkohë që këngëtari mohoi gjithë zërat duke shkruar se nuk e njihte personin në fjalë.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, koreografja Rexhina Çuko pranoi se ka pasur një lidhje me kantautorin, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre.
Ajo refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.
“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ndër të tjera Rexhina.