Itali, 13 gusht 2014 – E fejuara e ish-kryeministrit italian,  Francesca Pascale ka pushuar për pak ditë me miqtë e saj në vilën “Certosa” në Sardenjë, por pa Silvion në krah.

Në një intervistë për revistën “Who”, Pascale shprehet se: “Tre vitet e fundit i kemi kaluar gjithmonë pushimet bashkë pa u ndarë asnjëherë dhe kam 9 vjet që jetoj për të, por kjo nuk do të thotë se herë pas herë ne nuk duhet të kemi hapësira tona”.

Francesca sqaroi se Silvio nuk kishte vajtur me të tek vila Certosa për shkak të ngjarjeve të fundit nuk mund të largohej nga Arcore.

E fejuara e Berlusconit hedh poshtë zërat se mes çifti ka një krizë, pasi për të dashuria e ndërsjelltë është e vetmja siguri që ka në jetë dhe se pavarësisht se me Silvion zihet çdo 5 minuta, pajtohen çdo 10 minuta.

“Pa Silvion nuk mund të qendrojë gjatë, prandaj dhe pushimet i kam shumë të shkurtra, sepse urtësia e tij, butësia dhe optimizmi i tij ma bëjnë të vështirë qëndrimin larg” – është shprehur Pascale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/