Gjendet i vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij në Itali, një shqiptar 46-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në Imperia, në rrugën “Felice Musso”.

Sipas medieve italiane, ka qenë e fejuara ajo që e ka gjetur të pajetë shqiptarin. E shokuar nga ajo çka i panë sytë, ajo ka telefonuar menjëherë ambulancën.

Por për fat të keq, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë. Ai kishte ndërruar jetë.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa për viktimën nuk jepet ende identiteti.