Angli, 26 maj 2014 – Kanë festuar përvjetorin e fejesës së tyre duke darkuar në një restorant të këndshëm. Pasi mbaruan së ngrëni, i fejuari i ka kërkuar vajzës të paguante pjesën e saj. Në kohën kur janë kthyer në shtëpi, kjo e fundit i ka kërkuar mbrapsht paratë. Inati i të fejuarit nuk njohi kufi, pasi mori një shkop bejsbolli dhe e masakroi duke e goditur.

“Ty të interesojnë vetëm paratë”,- ka ulëritur 21 vjeçari body builder Luke Artis, të fejuarës së tij Tina Gillian.

Vajza është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 21 vjeçari është dënuar me 6 vite burg, megjithëse mendohet se ishte i pirë në momentin kur masakroi të fejuarën e tij.

Ajo që duhet të ishte një natë e bukur për çiftin e ri u kthye në një mankth që do ta kujtojnë për tërë jetën të dy të fejuarit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/