Aktori i humorit Bes Kallaku, i ftuar në emisionin “3shat”, është vënë përballë pyetjeve të drejtpërdrejta. Një nga kuriozitetet më të mëdha për personazhet publikë është edhe pagesa që ato marrin për profesionin që kryejnë.
Bes Kallaku ka preferuar të tregohet i sinqertë, duke thënë se e ka nisur në fillimet e tij në “Portokalli”, me 300 mijë lekë të vjetër. Më pas ai ka treguar se pagesa u rrit në shifra në konsiderueshme.
BISEDA
Bora Zemani: “Besi sa e ke pasur rrogën në fillimet e tua në Portokalli?”
Bes Kallaku: “300 mijë lekë të vjetër”
Bora Zemani: “Po në fund?”
Bes Kallaku: “Nuk e di, se shkonte bashkë me honoraret edhe mbi 5 milionë lekë. Po varet… Kjo ishte bashkë me honoraret. Kurse në fund fare, përpara se të ikja ka qenë më e lartë se 300 mijë lekshi, por maksimumi aq ka qenë, mbi 5 milionë lekë”.





