Një moment i frikshëm ai që ka ndodhur në Hortolandia, Brazil, ku 245 njerëz janë hedhur nga një urë 30 metra e lartë.
Burra dhe gra, të lidhur së bashku me litar, kanë kërcyer njëkohësisht nga ura në përpjekje për të thyer rekordin botëror.
Ngjarja që sfidon vdekjen u zhvillua të dielën. Hedhja me litar është një sport ekstrem që përfshin hedhjen nga një lartësi e caktuar, por ndryshe nga bungee jumping nuk kërcejnë para-mbrapa.





