Kjo video e frikshme ku dheu rrëshket si të ishte një lumë i rrëmbyeshëm, është filmuar në Alpet zvicerane.

Në fillim rrjedha duket e qetë, por më pas nis të bëhet shumë më e rrëmbyeshme dhe e dendur, duke marrë me vete gjithçka që i del përpara.

Pamjet janë filmuar nga fotografi Pierre Zufferey, në një shteg në malin Illhorn dhe ai ka pritur plot dy vjet për të regjistruar këtë moment.