Të paktën 6 persona mbetën të vrarë kur një gropë thithëse përpiu papritur një autobus dhe disa këmbësor në verilindje të Kinës.
Pamjet e shfaqura në mediat vendase tregojnë autobusin që ndalon në një stacion në Xining, në provincën e Qinghai, përpara se sipërfaqja e rrugës të hapet poshtë tij, duke bërë që i gjithë mjeti të bjerë brenda.
Këmbësorët mund të shihen teksa largohen me vrap, ndërkohë që shpërthime dhe tym del nga gropa gjigante.
Një person, i cili shpëtoi një fëmijë nga cepi i gropës u kthye sëbashku me të tjerë për të ndihmuar një grua. Por rruga u shemb sërish duke bërë që të binin të gjithë brenda.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, jashtë një klinike shëndetësore, duke i marrë jetën 6 personave. 16 të tjerë ndodhen në spital, ndërsa 4 rezultojnë të zhdukur.





