PD në Durrës arriti të dërgojë në legjislaturën e ardhshme parlamentare vetëm 4 deputetë, nga 6 që çoi 4 vite më parë, kur nxorri 5 deputetë të saj dhe një nga PR-ja, me të cilën ishte në koalicion.

Ndërkohë 4 vite më pas, diferenca mes të majtës dhe të djathtës në Durrës është rritur frikshëm.

Nëse LSI dhe PS do të kishin garuar në koalicion, në qytetin e Durrësit do të kishin mbledhur 67% të votave të durrsakëve. Në qytetin e Durrësit, në 25 qershor kanë votuar 67.641 votues, ose 41.19%.

Siç duket qartë nga të dhënat e publikuara nga KQZ për rezultatet e qendrave të votimit në qytetin e Durrësit, PS ka mbledhur 32.501 vota, ose 49.24%, ndërsa LSI 11.360 vota, ose 17.21%.

Ndërsa PD në Durrës është katandisur në nivelin e turpshëm prej 17.414 vota, ose 26.38%.

Në ditët në vijim DurrësLajm do të publikojë një analizë për këtë humbje të turpshme të PD-së në të gjithë qarkun e Durrësit dhe brenda në qytetin bregdetar, kujt i futurohet kjo humbje dhe kjo pjesëmarrje kaq e ulët në votime dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë betejën e humbur të 25 qershorit.

Rezultatet e 3 partive kryesore në qytetin e Durrësit

11.360 vota LSI – 17.21%

32.501 vota PS – 49.24%

17.414 vota PD – 26.38%

M.P.