Ekspertët paralajmërojnë se Bangladeshi pritet të goditet nga një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 9.0 të shkallës Rihter.

Tërmeti masiv, që mendohet se mund të prekë një nga zonat më të populluara në botë, rrezikon jetën e 140 milion njerëzve.

Shkencëtarët besojnë se vija midis dy pllakave tektonike më të mëdha të botë mund të këputet, duke shkaktuar përmbytje masive dhe duke ndryshuar shtratin e lumenjve, të cilat furnizojnë rajonin e populluar.

Ekipet e studiuesve kanë vlerësuar se tendosja e pllakave ka qenë e vazhdueshme për të paktën 400 vjet dhe shkëputja e tyre mund të shkaktojë një tërmet deri në 9.0 ballë.