Gjithçka ndodh në pesë minuta gjatë grabitjes së sotme të një supermarketi në Lezhë. Në pamjet e sigurura nga "Report tv", duken grabitësit të maskuar, ndërsa njëri prej tyre mban armë zjarri kallashnikov në dorë, të cilët fillimisht 'inspektojnë' marketin dhe më pas hapin dyert e futen brenda.
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit, por autorët janë kujdesur që të maskohen, duke mbuluar fytyrën.
Grabitësit arrijnë të marrin kasafortën e biznesit të cilën e ngarkojnë në një automjet dhe largohen me shpejtësi.
Katër autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia vijon hetimet për të rënë në gjurmët e tyre.





