Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur para syve të familjes së vajzës
Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Halkidiki me një vajzë 13-vjeçare që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja .
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën greke kur vajza ndodhej në plazhin e Poseidit, në rërë.
Sipas informacioneve, familja nga Moudania, ishin duke u larë në Poseidi në Faro dhe kur kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë.
Menjëherë kanl shkuar në vend ekipet e shpëtimit të EKAV-it të cilët bënë përpjekje të mëdha, vazhduan me intubimin por nuk arritën ta rikthejnë vajzën në jetë. Nëna ishte ishte në gjendje shoku.
Në zonën e Halkidikisë sot ka mot të keq me reshje të dendura shiu . Policia e Kasandrës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.
E tronditur nga ngjarja është kryebashkiaku i Kasandrës, Anastasia Chalkia, e cila që në momentin e parë që u informua për ngjarjen ndodhej në qendrën shëndetësore të zonës. Ajo tha:
“Është një tragjedi që ka ndodhur nga hiçi në një moment gëzimi për familjen. Kjo gjë është vërtet e çmendur. Binte shumë shi dhe nga sa tha nëna e saj ajo po bëhej gati të largohej nga plazhi në atë moment.
Ajo ishte një engjëll, një kukull, një studente dhe sportiste e shkëlqyer. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Fëmija sapo ishte duke ecur në plazh, ajo që ndodhi është tragjike”, tha ajo.