Një vullkan nënujor në Oqeanin Paqësor ka shpërthyer ditën e sotme. Mësohet se ky është një nga shpërthimet më të mëdhenj të këtij vullkani.
Ndërkohë që pas shpëthimit të vullkanit janë dhënë paralajmërime për cunami në ishujt Tonga dhe Samoia. Sipas Qendrës për Paralajmërime për Cunami në Shtetet e Bashkuara, procesi i shpërthimit të vullkanit “Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai” ka nisur nga e premtja. Shërbimi Meteorologjik i Tongës gjithashtu ka lëshuar udhëzime për reshje të dendura, vërshime dhe erë të fuqishme në territorin tokësor dhe në ujërat bregdetare.
Ndërkohë në Zelandën e Re, shërbimi zyrtar i motit tha se stacionet për vëzhgimin e motit kanë vërejtur rritje të shtypjes atmosferike të shtunën në mbrëmje dhe ky dyshohet se ishte shkaku i shpërthimit të vullkanit.





