Duket se nuk ka kaluar pa pasoja materiale tërmeti 5.1 ballësh që tronditi sot Durrësin, Tiranën dhe mbarë territorin e vendit.
Lëkundjet e fuqishme kanë sjellë pasoja materiale në disa ndërtesa. Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ka sjellë dëmtime në disa prej godinave historike të Tiranës, të shpallura monument kulture.
Një prej tyre është edhe godina e Ministrisë së Bujqësisë. Sikundër duket nga fotot, godina që i takon arkitekturës italiane është ndarë në dy pjesë, ku dallohet një çarje e fuqishme në pjesën ballore të murit.
Ndërkohë çarje raportohet të ketë pasur edhe në sallat e komisioneve parlamentare, ku deputetët kanë braktisur mbledhjet.





