SHBA, 30 gusht 2014 – Për vite të tëra, Bridget Harris kishte dëgjuar me vëmendje tregimet e nënës së saj rreth përvojave të gjyshit të saj të ndjerë në Luftën e Dytë Botërore, por gjatë bisedës së tyre të fundit, ajo ka degjuar nje gje qe se kishte ditur më parë.
Pasi i kishte mbijetuar sulmin, gjyshi i saj, kishte lënë Evropën me një sasi të fshehtë të suvenirëve, duke përfshirë imazhe të Adolf Hitlerit kur ishte i ri.
Harris publikoi fotografitë që kurrë nuk janë publikuar me pare. Ato ishin ruajtur në një kuti me foto te tjera, harta dhe letra, në shtëpinë e prindërve të saj në Kaliforni.
Një imazh tregon Hitlerin së bashku me shokët në spital në Berlitz. Ish lideri nazist kishte kaluar gati dy muaj në spital, pasi u godit nga një predhë në betejën e Somme në tetor 1916.
Ka pasur edhe foto që tregojnë mbështetësit në mitingje dhe marshimi i fëmijëve në rrugë si pjesë e rinisë së Hitlerit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





