300 kg kanabis janë sekuestruar në kufurin greko-shqiptar, në zonën e quajtur “Thesproti”.

Mediat e huaja shkruajnë, se operacioni i policisë është zhvilluar në Igumenicë.

Droga është gjetur mes shkurreve në një zonë që lidhet edhe me tokë edhe me det me Shqipërinë.

Janë sekuestruar 8 çanta që përmbanin 35 pako me drogë.

Operacioni i policisë është duke vijuar, ndërsa nuk dihet ende se cilët fshihen pas kësaj sasie të madhe droge.