Është padyshim një nga artistët më virtuozë të skenës shqiptar dhe një fakt e ka ka treguar gjithnjë.

Por gjatë intervistës së tij për Rudina Magjistarin, violinisti Olen Çesari është shprehur rreth një ndodhie në Itali kur ishte duke pritur çmimin “Artisti i Vitit”

Cesari tregoi se pasi ishte shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares së hotelit, vuri re se në dhomën ngjitur ndodhej këngëtarja me famë botërore Selena Gomez. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, këngëtarja e ka ftuar violinistin për një darkë, por ky i fundit e ka refuzuar duke i thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku do merrnin pjesë.

“…Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- është shprehur violinisti i njohur.